
Gjashtë muaj pas pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz, ndalohet në Poloni një nga të dyshuarit si autorë të ngjarjes.
Interpol Tirana është informuar për arrestimin e të shpallurit në kërkim Marti (Gentian) Bleta. Sipas burimeve, kjo zyrë po shkëmben informacionin e nevojshëm me palën tjetër, përfshi edhe shenjat e gishtërinjve, për të provuar nëse personi i ndaluar është i dyshuari i drejtësisë shqiptare.
Jan Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz, për shkak të konflikteve të vëllait të tij në Angli për një sasi prej 260 kg kokainë.
Ai është dërguar në kompleksin e familjes Hajri në Shijak, ku dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të dhunës dhe më pas është zhdukur nga rrëmbyesit. Për ngjarjen janë arrestuar në vend 6 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. (A2 Televizion)