
Pesë grafistët më të mirë të Universitetit të Arteve ekspozojnë në Galerinë e Akademisë. Punimet e tyre bashkohen në shqetësimet e të rinjve, jo vetëm për të ardhmen e shoqërisë, por edhe për ëndrrat e tyre apo punësimin. Një qytet ku si labirint ndërtohen kulla, në qendër një teatër që nuk ekziston më. Ky është shqetësimi i një të riu që e sjellë këtë artistikisht përmes një vepre me tri pjesë.
Në ekspozitën e çelur në galerinë e universitetit të arteve të tria ambientet janë mbushur me revoltën artistike të të rinjve që sapo janë diplomuar në degën e grafikës e që nga sot janë artistët e së ardhmes, artistë e ardhmja e të cilëve është e pasigurt, njëlloj sikurse ndjesia që përjeton teksa sheh punën e Albanit, që titullohet Albanian Dream.
Ndonëse në grafikë, ky atelier mbart si letrën po ashtu edhe teknologjinë, si imazhin po ashtu edhe instilacionin, duke i bërë këta artistë më të lirë kundrejt një medium të vetëm. (A2 Televizion)