Helikopteri shpëton turistët çekë, Brataj: Stop aventurave ku rrezikohet jeta!

Nga A2 CNN
10 Korrik 2022, 21:16 | Aktualitet

Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas lajmit të misioni për shpëtimin e disa turistëve cekë në bjeshkët shqiptare midis Valbonës dhe Thethit, ku u përfshin forca të rendit dhe helikopterë.

“Vazhdojnë aventurat e pa kontrolluara të turizmit malor! Tre të rinj nga Çekia përfundojnë afër greminës, ku u bllokuan për dy ditë pasi kishin humbur rrugën dhe pa ditur ku të shkojnë! Si është e mundur që për të disatën herë turistët lëvizin pa udhërrëfyes?” thotë mjeku në postimin e tij.

https://a2news.com/2022/07/10/ishin-bllokuar-mes-thethit-dhe-valbones-shpetohen-me-helikopter-turistet-ceke/

Brataj shton se “ky nuk është turizëm, kjo do të thotë të diskutosh jetën! Rrezik jete për personelin mjekësor, rrezik jete për punonjësit e policisë, por akoma më shumë rrezik jete për pilotët!  Stop aventurave ku rrezikohet jeta!”, ishin fjalët e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos