All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Granatë në zyrë, plagoset kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2019, 09:53 | Kronikë
Granatë në zyrë, plagoset kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe
All - Paragraf - 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Lushnjë, në bashkinë e së cilës ka ndodhur një shpërthim i fortë nga i cili janë plagosur kryetari i bashkisë Fatos Tushe dhe sekretarja e institucionit.

Nga informacionet paraprake, mësohet se ka qenë ish shoferi i kryetarit të Bashkisë 45-vjeçari Gëzim Saraçi, i cili e ka pritur kryetarin e bashkisë jashtë bashkisë, para se ai të vinte për në pune dhe është ngjitur bashkë me të drejt zyrës.

All - Paragraf - 3

Gjatë kësaj kohë kanë debatuar së bashku dhe kur kanë hyrë në zyrë ai ka nxjerrë një mjet, që dyshohet se ishte granatë dhe e ka shpërthyer. Nga shpërthimi është plagosur lehtë kryetari i bashkisë Fatos Tushe dhe më rëndë sekretarja e bashkisë Erisa Qalliu. Të dy janë dërguar në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën.

Burimet thonë se Gëzim Saraçi, 45-vjeçari nga Karbunara ka qenë shofer i Tushes dhe gjatë punës kanë pasur debate, shkak për të cilin ai është pushuar nga puna. Kjo besohet se ka qenë edhe arsyeja e aktit të sotëm.

Gëzim Saraçi është shpallur në kërkim dhe për kapjen e tij janë ngritur postblloqe policore. Në Lushnje kanë shkuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe Drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/12/31/policia-informacion-per-ngjarjen-ne-zyren-e-kryebashkiakut-tushe-u-perdor-granate/
https://a2news.com/2019/12/31/sulmi-ndaj-kryebashkiakut-te-lushnjes-pd-prishje-pazaresh-droge-dhe-korrupsioni/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos