Akuzohet për trafik droge në Itali, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 14:19 | Kronikë
Akuzohet për trafik droge në Itali, arrestohet 35 vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35 vjeçar në zonën e Freskut i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për disa vepra penale.

Komisariati nr.4 i kryeqytetit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, arrestuan shtetasin XH. I (G. M) për të cilin, Gjykata e Napolit kishte lëshuar urdhër arresti për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndë narkotike.

Ndërkohë Interpol Tirana nisi procedurat me palën italiane për ekstradimin e XH. I (G. M) në këtë shtet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos