Aksident me një të vdekur në Laç

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2019, 12:55 | Kronikë

Një aksident i rëndë me pasojë një person të vdekur ka ndodhur mesditën e së hënës në aksin rrugor Milot-Tiranë te “Mbikalimi i Patokut”.

Polica bën të ditur se automjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin E.H., është përplasur me një motor. Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet Gj.N.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos