“Green Fest” në Tiranë, fermerët e fshatrave të kryeqytetit mblidhen në Sheshin “Skënderbej”

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 15:40 | Aktualitet

Në sheshin “Skënderbej” nisi sot panairi i produkteve lokale të Tiranës. Rreth 500 fermerë e sipërmarrës do të ekspozojnë dhe shesin deri ditën e diel prodhimet e tyre bujqësore dhe blegtorale. Nga frutat e perimet e stinës, te djathërat, vaji i ullirit, vera e deri tek punimet artizanale dhe pajisjet bujqësore, do të ekspozohen në këtë treg. Ceremonia e hapjes u shoqërua me valle popullore tradicionale të zonës, ndërsa në fjalën përshëndetëse u theksua se shumë shpejt do të përfundojë tregu i ri publik ushqimor në Farkë. Atje do të tregtohen me shumicë dhe pakicë produktet e fshatrave të Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos