Koronavirusi në Shqipëri, 31 raste të reja, 39 të shëruar

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 19:02 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, 31 raste të reja, 39 të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 581 testime nga të cilat 31 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 581 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 31 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Këlcyrë, nga 1 qytetarë në Vau Dejës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Fier, Selenicë, Sarandë, Gjirokastër, Poliçan, Peqin.

Janë 238 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,870 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Tetor 2022)

Raste të reja ditore                31

Të shëruar në 24 orë             39

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                     581

Testime totale                   1,995,147

Raste pozitive                      331,701

Raste të shëruara                  327,870

Raste Aktive                             238

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    160

Fier                           15

Vlorë                         18

Gjirokastër                12

Berat                           10

Durrës                     7

Shkodër                 7

Elbasan                   4

Lezhë                       4

Kukës.                       1 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos