Grekët pelegrinazh në varrimin e Kaçifas

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2018, 09:03 | Kronikë
Autobusë nga Greqia në kufirin shqiptar 

Mijëra qytetarë grekë kanë hyrë në pikën kufitare të Kakavijës që në orët e para të mëngjesit për të marrë pjesë në funeralin e 35 vjeçarit grek Konstandin Kaçifas. Shumë prej grekëve kanë udhëtuar me autobusë, ndërsa të tjerë kanë mbërritur me makinat e tyre private.

Raportohet se autobusi i parë ka mbërritur rreth orës 5.30 minuta, ndërkohë që sipas informacioneve nga pika kufitare, mendohet që rreth 2 mijë persona pritet të marrin pjesë në funeralin e  Kaçifas.

Ceremonia e varrimit do të vijojë me një meshë në Kishën e Shën Athanasit, ku prezentë do të jenë dhe qytetarë nga Dropulli dhe bashkia e Finiqit. Ndërkohë policia e shtetit ka shtuar masat në kufi, ku kontrollet do të jenë të rrepta.


Konstantinos Kaçifa

Konstantinos Kaçifa u vra nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe për këtë arsye RENEA e qëlloi. Kaçifa njihej si ekstremist grek dhe ishte pjesë e grupeve nacionaliste-ekstremiste greke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos