Grenell kundër Kurtit: Është gjithmonë kundër SHBA. Ish-kryeministri, "marrëveshje kundër vullnetit të popullit"

Nga A2 CNN
8 Shtator 2020, 22:10 | Kosova
Grenell kundër Kurtit: Është gjithmonë kundër SHBA.

I emëruari special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar haptazi ish-kryeministrin kosovar, Albin Kurti, që sipas tij është gjithmonë kundër vendimeve amerikane për Kosovën. “Një gjë është e sigurt, mund të mbështetesh gjithmonë tek Albin Kurti për t’i shkuar kundër Shteteve të Bashkuara. Ishte kundër ideve të Obamës, kundër ideve të Bush. Simbolizmi nuk paguan, puna po”, deklaroi amerikani përmes një postimi në rrjetet sociale.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1303390299079745537
Postimi i Richard Grenell

Reagimi i Grennell vjen si përgjigje e një postimi të vetë Kurtit, i cili njoftonte se marrëveshja nuk do të ratifikohet në Parlament dhe se me ardhjen në pushtet të Vetëvendosjes, qeveria e re e Kosovës nuk do të respektonte pikat e saj, të cilësuara si “kundër vullnetit të popullit”.

https://twitter.com/albinkurti/status/1303387171911589888
Postimi i Albin Kurtit

Kurti iu përgjigj pak më vonë akuzës së Grenell, duke deklaruar se “mediatorët nuk duhet të bëjnë presion për marrëveshje që krijojnë problematika të tjera midis Serbisë dhe Kosovës. Vetëm një dialog i përgatitur mirë dhe me principe mund të çojë në marrëveshje të qëndrueshme”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/08/qytetaret-kunder-marreveshjes-se-shtepise-se-bardhe-kemi-sjelle-serbine-ne-kosove/

A2 CNN Livestream

Latest Videos