
Kryetari i Dhomës së Avokatisë së Vlorës ka deklaruar se qytetarit i është cenuar e drejta për të marrë shërbimet gjyqësore, duke vështirësuar dhe shtrenjtuar aksesin e tij te drejtësia.
Kreu i avokatëve të Vlorës shprehet se përqendrimi i Gjykatës së Apelit në Tiranë, mes shumë problematikave të tjera, do të stimulojë edhe vetëgjyqësinë.
“Për fatin e keq, ata që e ideuan, nuk morën në konsideratë asnjë nga rekomandimet që dha Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë dhe ajo e Vlorës. Nga sot, për qytetarët do të ketë më shumë kufizim dhe cenim të aksesit në sistemin e drejtësisë, do të ketë më shumë rritje të kostos. Do të rritet ndjeshëm humbja e interesit të qytetarit për të ndjekur rrugët gjyqësore dhe kjo do të sjellë rritjen e fenomenit të vetëgjyqësisë”, tha Durim Bajramaj, kryetar i DHA, Vlorë. (A2 Televizion)