“Ricchi e poveri” në Vlorë, kur këngët e tyre dëgjoheshin fshehurazi, por sillnin me vete lirinë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 15:40 | Aktualitet
“Ricchi e poveri” në Vlorë, kur këngët e tyre

Imagjinoni 90 minuta spektakël, një koncert që shumë prej shqiptarëve e kanë pritur për thuajse 3 dekada.

Ishin vitet '80 kur fshehurazi dëgjoheshin këngët e grupit italian “Ricci e Poveri”, që mbrëmjen e fundit të këtij janari kanë mbërritur për të performuar në Vlorë, nga aty ku bregu italian shihej si një ëndërr.

Spektatorët kanë qëndruar në këmbë, teksa kanë shoqëruar artistët italianë në çdo melodi që gjallonte si hit i një rinie që e ka ëndërruar shumë këtë koncert.

Artistët italianë janë nderuar nga kryebashkiaku i Vlorës me titullin “Mirënjohje e qytetit” me motivin "për të gjitha mendimet e lira që i kanë dhuruar Shqipërisë dhe Vlorës, posaçërisht si vendi më afër detit, për shijen e muzikës që ata kultivuan dhe për të gjithë nostalgjinë që përmes zërit të tyre do të jetojmë gjithmonë!”.

Mes falënderimeve, artistët italianë pohuan se emocioni që morën në koncert ishte i madh, por se do të riktheheshin në Vlorë edhe si turistë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos