Greqia, veto anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 13:09 | Politikë
Greqia, veto anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Zgjedhjet për Parlamentin Europian që mbahen të dielën kanë rritur ndjeshëm retorikën e ashpër dhe nacionaliste në Greqi.

Lideri i Demokracisë së Re, Kiriakos Micotakis, gjatë tubimit përmbyllës të fushatës, paralajmëroi bllokimin e rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Ne do të përdorim të drejtën e vetos kundër Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, u shpreh lideri i opozitës sipas asaj që raporton Kathimerini.

Gjatë fjalimit të mbajtur në Selanik, ai tha se do të mbrojë të drejtat e pakicës kombëtare greke: “Nëse këto të drejta nuk respektohen, Shqipëria ta harrojë rrugëtimin drejt BE-së”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos