Greva në Rinas, Rama: Organizatorët do të kallëzohen penalisht. Berisha e Meta duan mbylljen e aeroportit që të mos vijnë vaksinat

Nga A2 CNN
7 Prill 2021, 13:56 | Aktualitet
Greva në Rinas, Rama: Organizatorët do të kallëzohen

Për grevën e punonjësve të Albcontrol në Rinas, kompanisë që menaxhon kontrollin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka reaguar edhe kryeministri Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Rama shkruan se organizatorët do të kallëzohen penalisht, ndërsa thekson se “frymëzuesit”, ashtu siç ai quan Berishën dhe Metën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat.

https://a2news.com/2021/04/07/anulohen-fluturimet-ne-rinas-balluku-nese-nuk-paguhen-4000-dollare-kontrolloret-stresohen-dhe-nuk-punojne-dot/

“Organizatorët do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cenim të sigurisë kombëtare!

https://a2news.com/2021/04/07/greva-ne-rinas-meta-hapesira-ajrore-ceshtje-e-sigurise-kombetare/

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit "Nënë Tereza" nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës "Leshko" dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/07/mungesa-e-stafit-bllokohen-dy-fluturime-pas-protestes-se-punonjesve-ne-rinas/

A2 CNN Livestream

Latest Videos