Gripi i shpendëve, frenohet përhapja, asnjë vatër e re infektimet për të dytën ditë me radhë

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 13:24 | Aktualitet
Gripi i shpendëve, frenohet përhapja, asnjë vatër e re

Përhapja e gripit të shpendëve duket se është frenuar. Ministri e Bujqësisë njoftoi se për të dytën ditë me radhë nuk është konstatuar asnjë rast i ri me influencën aviare gjatë 24 orëve të fundit.

Aktualisht, sëmundja është e përhapur në Durrës, Prespë, Dibër, Divjakë e Devoll.

“Në 24 orët e fundit nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar apo vatër infeksioni. Vazhdon monitorimi i vazhdueshëm në Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve mbi situatën epidemiologjike të shfaqjes së influencës aviare me qëllim marrjen e masave kufizuese për importin në vend.  Jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjithë territorit.

Sigurojmë konsumatorin se ushqimet në tregun tonë, në qendrat e licencuara janë të sigurta. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperature më të larta se 70 gradë Celsius siç është edhe procedura normale e gatimit”, tha zv/ministrja Ermira Gjeci. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos