Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë zbulon vatrat në Shqipëri

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 16:06 | Aktualitet

Ministria e Bujqësisë tha se deri tani, në Shqipëri, kanë rezultuar të prekur nga gripi i shpendëve mbi 358 mijë shpendë. Sipas zv.ministres Ermira Gjeci, sëmundja tashmë është përhapur në të gjithë Europën, ku miliona shpendë kanë ngordhur si pasojë e saj. Gjeci tha se vatrat e gripit të shpendëve në vendin tonë, janë fshati Rrashbull në Durrës, në Dibër dhe në Prespën e Vogël në Korçë, ku gjatë ditëve të kaluara janë konstatuar pelikanë të ngordhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos