Kundër pushtimit rus, Tirana në marshim solidariteti për popullin ukrainas

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 18:03 | Aktualitet

Qindra qytetarë iu përgjon thirrjes së komunitetin ukrainas në Tiranë, për të manifestuar në shenjë proteste ndaj agresionit rus.

Marshimi nisi nga Sheshi “Skënderbej” dhe u ndal pranë hyrjes së ambasadës ruse në Tiranë, aty ku ambasadori ukrainas dha mesazhin e tij.

 “Ju të gjithë e keni parë tmerrin e lënë pas nga pushtimi rus. Ju bëj thirrje botës së qytetëruar për të çuar në Ukrainë armët e nevojshme dhe të vendosin sanksione të forta për Rusinë. Një komb i cili është zhytur në gënjeshtra nuk mund të ketë të ardhme ndaj sot shumë vende janë veshur me ngjyrat e Ukrainës”.

Të shumtë në numër ishin dhe shtetasit ukrainas, të cilët tregojnë për rrugëtimin e tyre drejt Shqipërisë.

“Në Shqipëri po ndihemi të sigurt. Fillimisht nuk e dija si do të ishte si vend, por kur kam ardhur jam habitur nga mirëpritja e njerëzve"

 “Kemi ardhur këtu në 11 mars. Disa miq na thanë që të vinim këtu, që kur filloi lufta. Fëmijët tanë u tmerruan nga bombardimet, nga zgjimi natën prej zhurmave, kështu që e pamë të detyrueshme të linim Ukrainën. Kam familjarë, kam shokë, njerëz të dashur në Mariupol, Bucha dhe qytete të tjera të cilat po bombardohet, jemi të frikësuar për njerëzit andej”, thotë një ukrainase nga Odesa, e pranishme në marshim.

Por, situata për ta duket më e paqtë në Shqipëri.

https://a2news.com/2022/04/08/marshim-kunder-pushtimit-rus-yuri-kim-askush-me-shume-se-shqiptaret-nuk-i-kupton-ukrainasit/

“Në Shqipëri po ndihemi të sigurt. Fillimisht nuk e dija si do të ishte si vend, por kur kam ardhur jam habitur nga mirëpritja e njerëzve. Të gjithë që më pyesnin për ca kisha nevojë. Kam bërë mikesha të cilat më marrin përditë dhe interesohen për mua, jam e habitur nga zemërgjerësia e tyre”, shton ajo për A2 CNN.

Në tubim mori pjesë dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, i ngarkuari me punë i delegacionit të BE-së, Kryetari i Tiranës, dhe disa deputetë të mazhorancës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos