Reshjet e shiut, përmirësohet situata në liqenin e Fierzës

Nga A2 CNN
10 Prill 2022, 13:21 | Aktualitet

Reshjet e ditëve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm situatën në liqenin Fierzës.

Niveli i liqenit në basenin më të madh ujëmbledhës në kaskadën e Drinit ka arritur rreth 271 metra nga 259 metra që ishte ditët e fundit të muajit mars.

Këto shifra tregojnë se që nga dita e parë e reshjeve të shiut niveli i ujit në liqenin e Fierzës është rritur me 12 metra. Niveli maksimal i liqenit është 296 metra. Për të arritur këtë shifër basenit më të madh i duhen edhe 26 metra.

Ndërkohë janë rikthyer edhe reshjet e borës në fshatrat e Kukësit në lartësinë mbi 700 metra.Deri tani nuk raportohet për probleme. Në qytet dhe zonat e ulëta ka reshje të dendura shiu temperaturat janë ulur ndjeshëm të cilat shoqërohen me erë të fortë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos