Falë Intesa Sanpaolo Bank, 120 fëmijë pjesëmarrës në Atalanta Junior Camp

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 20:49 | Aktualitet
Falë Intesa Sanpaolo Bank, 120 fëmijë pjesëmarrës

Atalanta Junior Camp vjen për herë të parë në Shqipëri si një organizim i Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe klubit bergamask. 120 fëmijë nga të cilët 30 i përkasin shtresave në nevojë do të kenë mundësi të stërviten nga trajnerët më të mirë të skuadrës se Atalantës, më 1-3 qershor.

Drejtori i Divizionit ndërkombëtar Marco Elio Rottigni i Intesa Sanpaolo u shpreh se sot banka Intesa Sanpaolo ofron shërbime financiare si për individët ashtu dhe për korporatat në përputhje me standardet me të lartë ndërkombëtare.

‘’Në Shqipëri kemi bërë ndërhyrje duke rindërtuar shtëpi, në pandemi gjithashtu kemi qenë pranë jush. Kjo në kuadër të përgjegjësive sociale. Ne jemi të veçantë, ne përjetojmë çdo gjë. Nëse këta të vegjël nuk bëhen futbollist të mëdhenj do bëhen njerëz të mirë dhe të sjellshëm në çdo fushë‘’, deklaroi ai.

’Përveç futbollit, kemi dhe nisma të tjera, basketbolli dhe volejbolli. Dy sporte që kanë funksion edukues dhe ky është fokusi i Intesa Sanpaolo Bank dhe për ketë garantoj se ky aktivitet nuk do të jetë i fundit“, shtoi Alessandro D’Oria - Dpe i Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Edhe futbollisti i kombëtares Berat Gjimshiti e përshëndeti këtë nismë, ndërsa vetë përfaqësuesit e klubit Italian u shprehen se bashkëpunimi me bankën Intesa Sanpaolo mund të ndihmoj për zbulimin e talenteve të reja.

‘’Nuk mendoj se ky aktivitet do të jetë I fundit. Mirëpritja që na bëri Shqipëria, ishte mbresëlënëse. Nëse në ato 120 fëmijë, do të spikasin talente, ne do e marrim menjëherë në Bergamo‘’ nënvizoi Stefano Bonaccorso - koordinator i aktiviteteve për të rinjtë i Atalantës.

Në vitin 2021, Intesa Sanpaolo Bank mori çmimin si  Banka më e mirë me ndikim në komunitet,  kjo falë përkrahjes  që ajo ka dhënë në komunitetet vulnerabël në Shqipëri. Atalanta Junior Camp është një nismat e ndërmarra pasi siç premtojnë dhe drejtuesit, aktivitete të tilla do të vijojnë dhe në të ardhmen ku fokusi kryesor do të jetë edukimi i brezit të ri dhe mbështetjes maksimale që ata i ofrojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos