Zjarri në Komisariatin e Kamzës, thirrjet e Avokatit të Popullit nuk janë dëgjuar

Nga A2 CNN
27 Mars 2022, 15:19 | Aktualitet
Zjarri në Komisariatin e Kamzës, thirrjet e Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit u shprehu ngushëllimet familjarëve dhe shërim të shpejtë shtetasve të dëmtuar nga zjarri në Komisariatin e Kamzës.

Në deklaratë thuhet se për herë të disatë, Avokati i Popullit sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombëtarë si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare.

Avokatja Erinda Ballanca nënvizon rekomandimin e vitit të shkuar, ku i është mëshuar nevojës për plotësimin e kushteve normale pikërisht në ambientet e Komisariatit 5, për parandalimin e ngjarjeve te ngjashme me atë të së shtunës mbrëma, që rezultoi fatale.

Ndër rekomandimet e Avokati i Popullit është ndërtimi i ambienteve të sigurisë, mjediseve të veçanta për të miturit, pajisjen me sistem ngrohjeje për stinën e ftohtë, pajisjen me sistemin e sinjalizimit me zile për raste emergjente, pajisjen me sistemin e monitorimit me kamera, si dhe kushte të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos