Gruaja filmon momentin e formimit të një tornadoje

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 12:21 | Kapur në kamera
Gruaja filmon momentin e formimit të një tornadoje

Formimi i një tornadoje është kapur në kamera. Pamjet e xhiruara nga një grua në shtetin e Nju-Jorkut të hënën tregojnë momentin kur retë bashkohen për të krijuar një vorbull. Pamjet e veçanta, të filmuara në qytezën veriore Dryden, vijnë pasi autoritetet dhanë alarmin për tornado të fuqishëm në të gjithë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara. Shërbimi Meteorologjik Amerikan tha se në rrezik për t’u prekur nga ky fenomen janë 29,5 milionë persona, nga Nju-Jorku në Alabama, me erën që parashikohet të arrijë deri në 120 km/h shpejtësi. (A2 Televizion)

https://youtu.be/hxku3k1qjNo

A2 CNN Livestream

Latest Videos