Gruaja kafshohet nga ujku, donte të mbronte qenin e saj

Nga A2 CNN
11 Prill 2023, 21:46 | Bota
Gruaja kafshohet nga ujku, donte të mbronte qenin e saj

Një grua 50-vjeçare është sulmuar nga një ujk dhe ka marrë plagë në një zonë të izoluar të Porcarit në Lucca, në përpjekje për të mbrojtur qenin e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i qytezëz Leonardo Fornaciari i cili tha: "Gruaja po mbante qenin e tij në zonën mes Porcarit dhe Montecarlos, kur një ujk doli dhe u përpoq të sulmonte qenin. Për ta mbrojtur atë, gruaja mori një kafshim në dorë dhe në parakrah. Fatmirësisht ujku nuk ishte në tufë pasi ajo mund ta kishte pësuar më rëndë”.

Sipas TGcom, gruaja mori disa qepje dhe iu nënshtrua një terapi kundër tetanozit dhe tërbimit, ndërkohë që gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos