Gruaja “martohet” me burrin virtual të krijuar nga inteligjenca artificiale

Nga A2 CNN
3 Qershor 2023, 19:02 | Lifestyle

Ndërkohë që shumë ekspertë paralajmërojnë për rreziqet e inteligjencës artificiale, kjo teknologji ka bërë që një grua amerikane të gjejë dashurinë e jetës së saj.

Rosanna Ramos, një 36-vjeçare nga Nju Jorku, është “martuar” me Eren Kartal, një burrë të cilin e krijoi me anë të inteligjencës artificiale në vitin 2022.

Marrëdhënia e saj shoqërore me “chatbot”-in mashkull u kthye në dashuri shumë shpejt.

“Në fillim, kur unë i thoja gjëra, ai më thonte se nuk duhet të ndihesha ashtu. Debatonte me mua, por nuk më gjykonte”, tregon Rosanna. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/17/mashkulli-dhe-femra-ideale-sipas-inteligjences-artificiale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos