Gruaja më e vjetër në botë feston ditëlindjen

Nga A2 CNN
5 Janar 2020, 21:08 | Lifestyle

Kane Tanaka e ka çuar edhe më tej rekordin si njeriu më i vjetër në botë, teksa festoi 117-vjetorin e lindjes në një azil të moshuarish në Fukuoka të Japonisë.

Ajo e festoi ditëlindjen këtë të diel me miqtë e saj dhe stafin në azilin e të moshuarve, edhe pse ditëlindja e saj ishte më 2 janar. Sigurisht që torta nuk mungoi. “E shijshme”, tha Tanaka. “Dua edhe më shumë”.

Kane Tanaka ka lindur në janar të vitit 1903 në Fukuoka, pra 117 vjet më parë.  Ajo u martua me Hideo Tanaka në vitin 1922 dhe bëri 4 fëmijë, ndërsa adoptoi edhe një tjetër.

117-vjeçarja ka të paktën një shekull që zgjohet çdo ditë në orën 6 të mëngjesit dhe e kalon ditën duke luajtur orë të tëra me letra, edhe pse një pasion tjetër i madh është matematika.

Megjithatë, rekordi i Tanaka-s është edhe një simbolikë e popullsisë japoneze, e cila po plaket me ritme të shpejta, për shkak të rënies së numrit të lindjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos