
Pas pezullimit nga detyra të shefit të komisariatit numër 1 dhe vërejtjes ndaj kreut të komisariatit numër 2, Policia e Shtetit dhe ajo Bashkiake u kujdesën që askush mos të hyjë te Liqeni Artificial.
E gjithë zona ishte e mbikëqyrur nga efektivë të policisë, ndërsa në brendësi Policia Bashkiake nuk lejoi lëvizjet.
Shkak u bë dyndja masive e qytetarëve, të cilët prej disaditësh në kundërshtim me gjendjen e emergjencës për shkak të pandemisë thyenin rregullat e vendosura nga qeveria.
Përpos kësaj, askush nuk respekton orarin zyrtar të vendosur deri në orën 17:30. Kështu, gjatë mbrëmjes së djeshme, disa qytetarë u shoqëruan dhe u gjobitën nga policia. (A2 Televizion)