
Vetëm 22 deputetë morën pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD duke mos formuar as kuorumin e duhur për të marrë vendime edhe pse Enkelejd Alibeaj i kishte njoftuar të gjithë deputetët përveç Sali Berishës.
Teksa komisioni i Rithemelimit e kishte cilësuar nul këtë mbledhje e i kujtonte Alibeaj se është shkarkuar si kreu i grupit parlamentar, ky i fundit nuk I konsideronte deklaratat e tyre
Kryefjala e këtij takimi ishte çështja e presidentit ku një pjesë e deputetëve prezent në takim kërkuan që PD të ulej në tryezë me socialistët, por të mos përdoreshin nga ata e për këtë pas përfundimit të mbledhjes Alibeaj tregoi para mediave se si do të veprojë
Pak më parë, nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji theksoi se kjo mbledhje është thirrur pa vendim kryesie të grupit e për këtë ai u zotua se do të ushtrojë postin e tij për të bashkuar deputetët në një mbledhje të vetme
Teksa Komisioni i Rithemelimit mbledh sot për herë të parë Këshillin Kombëtar ku anëtarë është edhe Alibeaj, ky i fundit deklaroi se nuk bëhet pjesë e institucioneve paralele në PD. (A2 Televizion)