Mbledhja e grupit parlamentar, Alibeaj: Me kënaqësi pashë konsensus, për presidentin do marrim pjesë por nuk do të përdoremi

Nga A2 CNN
5 Maj 2022, 20:01 | Politikë
Mbledhja e grupit parlamentar, Alibeaj: Me kënaqësi pashë

Alibeaj pas mbledhjes së grupit parlamentar në PD, që ai kryeson, ka deklaruar pikat me të rëndësishme, duke thumbuar gjithsesi edhe vendimet e Rithemelimit.  

“Falënderoj të gjithë kolegët e mi, për sensin e përgjegjshmërish për të përballur këtë proces të rëndësishëm që teston qasjen e vetë PD-së. Secili nga deputetët dha opinionin e tij, me kënaqësi pashë konsensus, lamë që do të kemi një mbledhje tjetër ditën e hënë, edhe për aspektet organizative”. Alibeaj tha se “ deputetëve iu kërkua që në lidhje për zgjedhjen e presidentit të ofrojmë kriteret si e imagjinojnë ata, si duhet të jenë virtytet morale të tij”.

https://a2news.com/2022/05/05/grupi-demokrat-ndahet-ne-3-pjese-analistet-pd-po-shkon-drejt-ndarjes-se-plote-betejes-mes-se-vjetres-dhe-perfaqesimit-te-merituar/

Kreu i grupit parlamentar të Demokratëve sqaroi se “ kolegët i bënë të qartë dy pika, që do të marrin pjesë në votim por nuk do të përdoren, duhet të sjellim në kushtet e normalitetit institucional të paktën këtë post. Pjesëmarrja jonë të jetë e tillë që të nderoi ata që na kanë votuar, kurrsesi duke qenë fasadë”.

https://www.youtube.com/watch?v=s3RUbIBmbHU

Pyetjeve mbi mungesën e kuorumit gjatë mbledhjes, ai u përgjigj se “grupi parlamentar i PD numëron 36 deputetë, shumë prej tyre kishin impenjime të tjera, por edhe për deputetët që e tjerë do t’i afrohen argumentet e diskutuara sot, që të shprehin opinionin e tyre. Mos i konsideroni dele deputetët e PD-së, qëndrimet e deputeteve janë të qarta”.

Komisioni i Rithemelimit ka shpallur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të PD-së, por Alibeaj a anashkalon atë. “Këshilli Kombëtar i PD nuk ka mbledhje nesër, edhe pse e kuptoj pyetjen. PD ka kryesinë e saj, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin e zgjedhur, po të flisni për situata paralele është diçka tjetër. Nuk duhen marrë masa që çojnë tek ndarja. Personalisht nuk dua të flas dhe t’i hedh dru zjarrit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos