Grupmosha 15-29 vjeç, mbi 160 mijë të rinj nuk shkojnë as në shkollë e as në punë

Nga A2 CNN
1 Mars 2023, 16:56 | Ekonomi
Grupmosha 15-29 vjeç, mbi 160 mijë të rinj nuk shkojnë as

Më shumë se 160 mijë të rinj nga 15 deri në 29 vjeç në vend nuk shkojnë në shkollë e as në punë. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se kjo kategori përbën mbi 26 për qind të grupmoshës, duke furnizuar ciklin e të madh të emigracionit.

“Unë mendoj dhe jam plotësisht e bindur se rinia shqiptare ka kapacitetin dhe dëshirën për të punuar, por ka nevojë për mbështetje”, shprehet një e re nga Kamza.

Në mënyrë paradoksale, papunësia shënohet në nivele të larta, në një kohë kur sipërmarrjet më shumë se kurrë po vuajnë nga mungesa e burimeve njerëzore.

“Tregu jonë është i etur për profesionistë të fushave të ndryshme e veçanërisht në turizëm. Kemi një vijë bregdetare të gjatë dhe nevoja për fuqi punëtore është shumë e madhe”, tregon sipërmarrësi Balashi.

Më shumë se sa pamundësia apo mungesa e dëshirës për të gjetur punë, është mungesa e një ure që lidh nevojat e sipërmarrjeve me të rinjtë ajo që po dëmton tregun dhe po nxit emigracionin.
Julian Jana, ekspert i tregut të punës.

“Sepse ne shohim shpesh që bizneset kërkojnë të rinj, por me eksperiencë pune. Por ata të rinj, që sapodalin nga banka e shkollës dhe nuk kanë orientimin e duhet e kanë gati të pamundur të bëhen pjesë e tregut” 

Për shkak edhe të papunësisë, Shqipëria kryesoi vitin e lënë pas edhe listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për numrin më të lartë të azilkërkuesve në Bashkimin Europian me mbi 13 mijë kërkesa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos