
U finalizua në ditën e sotme grushti i shtetit në Sudan, ku ushtria rrethoi me trupa dhe mjete pallatin presidencial dhe hyri në selinë e televizionit shtetëror.
Trupat ushtarake njoftuan më pas krijimin e një qeverie të re tranzicioni ndërsa presidenti Omar Al Bashir dha dorëheqjen.
Zhvillimet pasuan protestat 5 ditore, gjatë së cilave mijëra vetë dolën në shesh për të kërkuar largimin e presidentit, në detyre prej 30 vitesh.
Të gjithë pjesëtarët e qeverisë u arrestuan pas dorëheqjes së kreut të shtetit. Në pranga edhe zv/presidenti i partisë së kongresit kombëtar, Ahmed Haroun, si dhe truprojat e presidentit.
Turma e qytetarëve që protestonte prej ditësh shpërtheu në festë, duke brohoritur për rrëzimin e Al Bashir. (A2 Televizion)