Grusht shteti në Sudan, përleshje të ashpra në kryeqytet

Nga A2 CNN
15 Prill 2023, 18:34 | Bota

Një tentativë për grusht shteti ka nisur këtë të shtunë në Sudan nga një grup paramilitarësh që e quan veten “Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Sudanit”.

Përleshje të ashpra raportohen në kryeqytet, me RSF që deklaron se ka marrë kontrollin e pallatit presidencial, rezidencën e shefit të shtabit, aeroportin ndërkombëtar të Khartumit, ndërkohë që situata është ende e paqartë.

Drejtuesit e grupit paramilitar akuzojnë ushtrinë se ishte ajo që i sulmoi e para, ndërkohë që luftime raportohet të ketë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Ushtria nga ana tjetër mohon të ketë humbur kontrollin dhe shprehet se është duke luftuar me paramilitarët në shumë fronte.

Një konfrontim i tillë mes ushtrisë dhe RSF mund ta çojë Sudanin në një konflikt më të rëndë, në një kohë që vendi po përballet me luftën mes fiseve dhe vështirësitë ekonomike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos