Një sherr i turpshëm u regjistrua në fundin e ndeshjes së basketbollit të kolegjeve në SHBA, mes Kansas dhe Kansas State.
Sherri që nisi në parket mes basketbollistëve u përhap edhe në shkallët e arenës.
Gjithçka nisi në sekondat e fundit të takimit, kur rezultati ishte vulosur tashmë. DaJuan Gordon po shkonte drejt koshit për të shënuar kur Silvio De Sousa i bën bllok dhe i qëndron sipër në shenjë sfide.
Aty nisën të shtyrat mes lojtarëve të të dyja skuadrave që shumë shpejt u shndërruan në grushte. Pati edhe lojtarë që morën karrige për të goditur kundërshtarët.

Sherri u shua pas 30 sekondash, por priten dënime të ashpra për basketbollistët e përfshirë në të.
(A2 Televizion)