Grushte nga të gjitha anët, lojtarët e dy ekipeve të bejsbollit përfshihen në një sherr të dhunshëm

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 10:14 | Sporte të tjera

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar gjatë një ndeshje bejsbolli në SHBA, ku lojtarët e dy ekipeve u përfshinë në një sherr masiv me njëri-tjetrin.

Incidenti i rëndë u shënua gjatë ndeshjes së Major League mes Seattle Mariners dhe Los Angeles Angels, ku takimi u ndërpre dy herë pasi lojtarët u përplasën dhunshëm, në një sherr që mezi u ndalua nga organizatorët.

Arbitrat e ndeshjes përjashtuan 6 lojtarë si shkaktarët e dhunës, ndërsa takimi u shty për disa minuta. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=XH5uansfgHA

A2 CNN Livestream

Latest Videos