Gusht përvëlues, temperatura të larta deri në fund të muajit

Nga A2 CNN
25 Gusht 2019, 15:36 | Aktualitet
Gusht përvëlues, temperatura të larta deri në fund të

I nxehti përvëlues do të mbajë mbërthyer vendin deri në fund të gushtit.

Vapa do të jetë më e ndjeshme në kryeqytet, por edhe në qytetet Elbasan e Durrës, ku termometri pritet të shënojë 40 gradë Celsius.

Ndërsa në bregdet dhe në zonat malore do të jetë më freskët, me temperaturat maksimale deri në 35 gradë.

Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat e larta dhe të favorshme për plazh të vijojnë edhe javën e parë të shtatorit. Ndërsa mundësitë për rreshje janë të pakta dhe vetëm në zonat malore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos