Zjarri në Shëngjin, flakët gjithmonë më afër banesave

Nga A2 CNN
23 Gusht 2019, 21:26 | Aktualitet

Vazhdon të përhapet gjithmonë e më shumë dhe të rrezikojë banesat zjarri masiv që ka përfshirë zonën e Shëngjinit, ku terreni malor e bën të vështirë izolimin e vatrës së zjarrit.

Pamjet tregojnë qartë që rrezja e zjarrit është shtuar në zonën e quajtur Lugu i Lemës, e ndihmuar edhe nga era, dhe raportohen edhe disa shpërthime.

Raportohet për A2 që ndërkohë pushuesit, kryesisht shqiptarë të Kosovës por edhe të huaj, kanë filluar të largohen me urgjencë nga hotelet dhe shtëpitë e pushimeve në Shëngjin.

Sot Presidenti Ilir Meta reagoi i shqetësuar për situatën e krijuar nga përhapja masive e zjarreve në qarqet Gjirokastër dhe Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos