
Mijëra qytetarë të Kosovës kanë kaluar pikën kufitare të Morinës për të mbërritur në bregdet në fundjavën e parafundit të gushtit.
Numri i lartë i mjeteve ka bërë që trafiku në Rrugën e Kombit të jetë i rënduar, sidomos në aksin Kukës-Morinë, ku radha është bërë kilometrike. Automjete private dhe ato të transportit publik kanë qenë të detyruar të presin me orë të tëra në radhë, vargun e gjatë për të kaluar në pikën kufitare të Morinës e kanë krijuar pikat e kontrollit, të cilat në shumë raste punojnë me staf te reduktuar. (A2 Televizion)