
Tyson Fury ka arritur të mbrojë titullin e tij të peshave të rënda WBC, duke arritur të mposhtë Derek Chisora, duke i hapur rrugën një përpalljeje të mundshme me Oleksandr Usyk.
Me këtë fitore, 34-vjeçari Fury arriti të mbrojë rekordin e tij duke qenë i pamposhtur para 59 mijë e 769 spektaktorëve në stadiumin e Totenham Hotspur.
Kundërshtari i tij Briton Chisora, 38 vjeç, pësoi disa dëmtime të njëpasnjëshme nga kampioni në fuqi, derisa arbitri u detyrua të ndërpresë ndeshjen mes tyre në raundin e 10-të.
Ndërkohë, Usyk, mbajtësi i titujve IBF, IBO, WBO dhe WBA, qëndronte në anë të ringut në Londër.
Për Chisora, kjo ishte humbja e 13-të në karrierën e tij 46-vjeçare, dhe e katërta në pesë përballjet e fundit. (A2 Televizion)