Zhvillohet maratona e pavarësisë Shkodër-Ulqin

Nga A2 CNN
28 Nëntor 2022, 12:25 | Sporte të tjera
Zhvillohet maratona e pavarësisë Shkodër-Ulqin

Maratona e Pavarësisë, Shkodër-Ulqin, është një tjetër aktivitet që i është bashkangjitur festimeve me rastin e 110-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Kjo maratonë e nisur që me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë ka vijuar të zhvillohet rregullisht me përjashtim të viteve të pandemisë.

E nisur nga Bashkia e Shkodrës, maratona e pavarësisë ka mbledhur mbi 25 vrapues. E veçanta e këtij viti është fakti që kjo maratonë ka regjistruar edhe pjesëmarrëset e para femra.

Maratona e Pavarësisë Shkodër-Ulqin rreth 42 kilometra tashmë është kthyer në një event të përvitshëm më 28 nëntor, duke shtuar nga viti në vit edhe numrin e pjesëmarrësve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos