Verstappen niset i pari edhe në garën e fundit, Ferrari nga vija e dytë

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2022, 16:07 | Sporte të tjera
Verstappen niset i pari edhe në garën e fundit, Ferrari nga vija e

Max Verstappen fiton “pole position” edhe në garën e fundit të Botërorit të Formula 1, Çmimin e Madh të Abu Dabit.

Piloti holandez i Red Bull la pas shokun e tij të skuadrës, Sergio Perez, dhe dy makinat Ferrari, me Charles Leclerc që do të niset nga vendi i tretë, përpara Carlos Sainz.

Në vijën e tretë të nisjes do të jenë makinat Mercedes, me Leëis Hamilton dhe George Russell.

E vetmja gjë që ka mbetur për t’u vendosur në garën e nesërme është vendi i dytë i klasifikimit, me Leclerc dhe Perez që e nisin garën me pikë të barabarta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos