All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Nuk arriti të fitonte në Formula 1, drejt largimit kreu i Ferrarit  

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 14:44 | Sporte të tjera
Nuk arriti të fitonte në Formula 1, drejt largimit kreu i Ferrarit
All - Paragraf - 1

Rrugët e Mattia Binotto dhe Ferrarit duket se do të ndahen para fillimit të sezonit të ardhshëm, në mars. Kreu i Ferrarit në Formula 1, i ardhur në atë post katër vite më parë pas një karriere prej tre dekadash në emrin e njohur të automobilizmit, duket se nuk po mund t'i bëj ballë presionit të kritikave të jashtme, por edhe brenda Maranellos.

Fillimi premtues dhe një mjet me potencial dhe i shpejtë krijuan te fansat e shumtë iluzionin se kjo mund të ishte hera e duhur, për të fituar diçka nga viti 2007 me Raikkonen, për të mos folur për dominimin e epokës Schumacher, por më pas një seri gabimesh individuale të pilotëve, por veçanërisht gabimet në strategji e venitën këtë mundësi.

All - Paragraf - 3

Zyrtarizimi nuk ka ardhur ende, por sipas Corriere della Sera vendimi tashmë është marrë, madje i është komunikuar gabimisht para kohe pilotit Charles Leclerc.

Për zëvendësimin e tij, mendohet për kreun e Alfa Romeo Frederic Vasseur, pasi kreu i McLaren Adreas Seidl u përgjigj negativisht. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos