Haaland makineri golash, por Premier League ka një lider të ri

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 22:38 | Futboll
Haaland makineri golash, por Premier League ka një lider të ri

Erlind Haaland po shkëlqen edhe në Angli. Ai realizoi tripletën e dytë radhazi, ndërsa në 5 ndeshjet e para të kampionatit ka shënuar 9 gola. Manchester City triumfoi mbrëmjen e së mërkurës 6-0 ndaj Nottingham.

Megjithatë, Premier League ka një lider të ri. Ai është Arsenali i Granit Xhakës që nuk njeh humbje, madje as barazime deri në këtë fazë të këtij sezoni. 5 ndeshje 5 fitore.

Viktima e radhës e topçinjve të Londrës ishte Aston Villa, e cila u mposht 2-1. Autorë të golave për skuadrën e Arteta-s ishin Jesus dhe Martinelli. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=ltOELBmTq60

A2 CNN Livestream

Latest Videos