“Haalandi tjetër” që po çmend Italinë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 09:01 | Futboll

“Xhevahiri” i ri i Atalantës quhet Rasmus Hojlund. Danezi u ble për 17 milionë euro nga Sturm Graz në gushtin e kaluar dhe sot vlera e tij në treg është dyfishuar.

Pas Botërorit, 20-vjeçari është bërë titullar i padiskutueshëm i ekipit italian dhe kanë nisur krahasimet e tij me Erling Haaland.

“Ngjan me Haaland, por mua më pëlqen më shumë Hojlund sesa Haaland”, shprehet ish-futbollisti Antonio Cassano.

Ndërsa trajneri i Atalantës, Gasperini, thotë: “Karakteristikat janë shumë të ngjashme, sidomos kur përshpejton. Është i shpejtë, i bën 100 metrat për 11 sekonda. Për shtatlartësinë e tij, ka një frekuencë hapash të pabesueshme. Jam i bindur që do të ketë një karrierë të mrekullueshme”.

Këtë vit, ka shënuar plot 5 gola me Atalantës dhe sipas “La Gazzetta dello Sport”, sot ai kushton plot 40 milionë euro.

Me kombëtaren e vendit të tij, Hojlund ka luajtur dy ndeshje deri tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos