Milani harron problemet në Serie A, mposht Tottenham-in në Champions

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 23:06 | Futboll
Milani harron problemet në Serie A, mposht Tottenham-in në Champions

Edhe pse po vuan prej javësh në Serie A, Milani ka arritur të fitojë minimalisht 1-0 ndaj Tottenham në ndeshjen e parë me eliminim direkt të Champions League, me një gol të realizuar nga spanjolli Diaz.

Hernandez ishte nismëtar i këtij goli teksa u shkëput në të majtë, ndërsa goditi në drejtim të portës, por u ndal nga portieri. Topi i kthyer përfundoi në këmbët e shtatshkurtrit spanjoll, i cili fillimisht goditi me këmbë, ndërsa më pas me kokë e dërgoi topin në rrjetë.

https://a2news.com/2023/02/14/diaz-fluturon-mbi-portierin-milani-i-shenon-tottenham/

Më tej, ndeshja ishte thuajse e barabartë deri në fundin e takimit, kur kuqezinjtë patën dy raste të arta për shënim me anë të De Ketelaere e më pas me Thiaw.  

Tashmë për të mësuar skuadrën e kualifikuar në çerekfinale të Champions League nga ky çift do të duhet të presim edhe 90 minutat që do të luhen më 8 mars në Angli.

Në ndeshjen tjetër të kësaj të marte, Bayern arriti të triumfojë 0-1 në transfertë ndaj PSG-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos