
Tre ditë nga ceremonia hapëse e Lojëra Olimpike Tokio 2020, Japonia, organizatore e këtij eventi madhështor, kryeson listën si shteti me më shumë medalje ari, me 8 të tilla dhe 13 në total.
Në vendin e dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 7 medalje ari dhe 14 në total. Ndërkohë, Kina renditet e treta edhe pse është shteti me më shumë medalje deri tani. Sportistët kinezë kanë arritur të marrin 18 medalje, por vetëm 6 janë ari.
Surpriza më e madhe dhe më e bukur deri tani e Lojërave Olimpike është pa më të voglin dyshim Kosova, e cila në 3 ditët e parë që nga ceremonia ka arritur të sigurojë 2 medalje ari, duke u renditur në vendin e tetë. Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë dy të artat e Kosovës deri tani.
Ndërkohë, Shqipëria ka ende shpresa të rrëmbejë medalje me sportistët që përfaqësojnë flamurin kuqezi në këto lojëra, pasi Briken Calja apo Izmir Smajlaj ende nuk kanë garuar. (A2 Televizion)