Nora Gjakova shpallet Kampione Olimpike, tjetër medalje e artë për Kosovën

Nga A2 CNN
26 Korrik 2021, 12:14 | Sporte të tjera
Nora Gjakova shpallet Kampione Olimpike, tjetër medalje e artë

Nora Gjakova është xhudistja e dytë nga Kosova që fiton një medalje të artë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Tokio.

Gjakova mposhti në finale xhudisten franceze, Sarah Leonie Cysique, me ippon. Në gjysmëfinale, xhudistja nga Kosova mundi japonezen, Tskukasa Yoshida që ishte dhe pretendentja kryesore në peshën deri në 57 kg.

Sarah Leonie Cysique mori një penalitet, hansoku-make, ose karton i kuq për tentativë të goditjes me kokë të kundërshtarit. Ky është një faull i rëndë në xhudo dhe pas kësaj juria akordoi ippon për Nora Gjakovën që mori medaljen e artë.

Tashmë, Kosova regjistron 2 medalje të arta në këto lojëra pas suksesit të parë Distria Krasniqi, po në sportin e xhudos. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos