Rama: Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 13:05 | Politikë

Rama: Diella është shtatzënë dhe pret 83 fëmijë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Ministrja për Inteligjencën Artificiale, Diella, do të shtohet së shpejti me “fëmijë”, asistentë virtualë për secilin nga 83 deputetët e Partisë Socialiste në legjislaturën e re, raporton A2 CNN.

“Diella është shtatzënë dhe pret dhe pret 83 fëmijë, secili që do të jetë për çdo anëtar të parlamentit tonë e që do të shërbejë si asistent për ta, që do të marrë pjesë në seanca parlamentare, që do të mbajnë shënim për gjithçka për gjithçka që do të ndodhë dhe që do t'i informojnë dhe do të sugjerojnë anëtarë të parlamentit lidhur me reagimet e tyre dhe këta fëmijë do të kenë dijen e nënës së tyre sa i takon legjislacionit të BE-së e gjithçkaje tjetër”, tha Rama gjatë një bisede me moderatorin Ali Aslan në “Berlin Global Dialogue”, përcjell A2 CNN.

Rama shpjegoi edhe se çfarë do të bëjnë fëmijët e Diellës në shërbim të deputetëve socialiste. “Dhe diçka që do të pëlqejë shumë si turk, që kur të shkosh për kafe dhe ne kemi kafe shumë më të mirë sesa në Gjermani, siç e dini, pra në qoftë se shkon për kafe dhe harron të kthehesh në punë, kur kthehesh ky fëmijë do të thotë se çfarë është thënë kur nuk ke qenë në sallë dhe në qoftë se është përmendur emri yt e në qoftë se të duhet të kundërsulmosh dikë që të ka përmendur për arsye të gabuara”, shtoi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos