
Numri i të infektuarve me Covid-19 në Olimpiadën e Tokios u rrit në 148 persona, pasi organizatorët njoftuan 16 raste të tjera pozitive, mes të cilëve edhe tre sportistë.
Në përditësimin e të dhënave për pandeminë, autoritetet japoneze konfirmuan se përpos atletëve, mes të infektuarve janë 4 kontraktorë, 8 persona të personelit dhe një i punësuar i Lojërave Olimpike.
Sportistët që rezultuan me koronavirus nuk janë rezidentë në fshatin olimpik, aty ku deri më tani janë raportuar vetëm 16 raste pozitive prej hapjes. (A2 Televizion)