Ju pëlqen apo jo si personazh, ajo që është e sigurt është se Hailey Bieber na jep gjithmonë shumë frymëzim, si në aspektin e stilit ashtu edhe në make up.
Pas thonjve të saj me shkëlqim që “pushtuan” rrjetin dhe prerjes së re të flokëve stil “bob”, është koha të na bëjë të dashurohemi me penelin me ngjyra.
Ajo e çoi në një nivel tjetër grimin e syve, duke krijuar dy linja eyeliner, e para me ngjyrë të zezë klasike dhe e dyta me nuancë lelja me xixa.
Kombinimi i tyre i papritur i dha intensitet look-ut dhe e bëri pamjen finale më interesante dhe pranverore. (A2 Televizion)




