
Bashkëkryetarja e komisionit të reformës zgjedhore, Rudina Hajdari përsëriti thirrjen që reforma e re të mos bëhet vetëm për dy partitë e mëdha politike, por për çdo subjekt që dëshiron të hyjë në garë.
Rudina Hajdari kërkoi një reformim të hallkave zgjedhore në mënyrë transparente.
“Ajo që po kërkoj besoj se është fare e thjeshtë dhe mendoj se të gjithë shqiptarët e bëjnë këtë kërkesë. Ne duam të kemi të kemi një proces zgjedhor apo reformism të hallkave zgjedhore në mënyrë transparente dhe të mos të ulen dy palë… Pra ky proces zgjedhor që bëhet sot të mos të bëhet vetëm për dy partitë kryesore në vend, por për çdo subjekt që dëshiron të hyjë në garë. Nesër shqiptarët mund të kërkojnë një frymë të re demokratike që mund t’i zëvendësojë këto parti”, u shpreh Hajdari. (A2 Televizion)