“Hajdut!”, Ahmetaj sulmohet "me para" nga mbështetës të Lëvizjes Bashkë

Nga A2 CNN
25 Maj 2023, 11:03 | Politikë
“Hajdut!”, Ahmetaj sulmohet "me para" nga

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, është sulmuar nga mbështetës të Lëvizjes Bashkë, teksa ecte në drejtim të Parlamentit, ku ligjvënësit janë mbledhur në seancën plenare të së enjtes.

Nga pamjet e siguruara, disa mbështetës së Lëvizjes Bashkë, të cilët kanë dalë sot në protestë kundër projektligjit për rritjen e pagave, hedhin “kartëmonedha” në drejtim të ish-zv/kryeministrit.

“Hajdut! Nuk garantoni minimumin jetik. Jeni të korruptuar!”, janë disa nga thirrjet që dëgjohen.

“Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorrit ka thirrur sot një protestë para parlamentit me parullën “Mos u ngopshi!”, teksa Kuvendi pritet që të miratojë sot rritjen e pagave për presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetë dhe të gjitha nivelet e administratës publike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos