“Hajduti ka vetëm refleksin e vjedhjes”, Berisha: Rama u bë zëdhënësi i kompanive të naftës

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 12:42 | Politikë
“Hajduti ka vetëm refleksin e vjedhjes”, Berisha:  Rama u

Sali Berisha foli nga foltorja e Kuvendit në seancën e kësaj të enjteje për çmimin e naftës, duke theksuar se kryeministri është bërë zëdhënës i kompanive të naftës.

“Fatkeqësitë i shndërron në dramë dhe tragjedi vetëm kjo qeveri. Hajduti ka vetëm refleksin e vjedhjes, nuk ka ndjenja. Lajmëtari i rritjes së çmimit të energjisë është vetë kreu i qeverisë. Nuk ndodh në botë që të bëhet zëdhënësi i kompanive të naftës, pa pasur aksione në ato kompani.

Tregu ka pësuar goditje nga lufta, por problemi është se në Shqipëri nafta ka 4 taksa, 3 tarifa. 12 vende të BE-së kanë ulur taksat e naftës. Çështje kjo kokëfortësie e tmerrshme që nuk lëvizin taksat?”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos